Ndonëse prej disa kohësh studentë të universiteteve publike në vend janë ngritur në protesta, ku disa prej tyre janë ngujuar në fakultete, një pjesë prej kolegëve të tyre vazhdojnë mësimin.
Kështu në universitetin e Politeknikut në Tiranë, disa prej studentëve po vijojnë me kauzën e tyre duke protestuar brenda godinës, ndërsa disa të tjerë ndodhen jashtë ambienteve të universitetit.
Shumica e studentëve protestojnë për plotësimin e 9 kërkesave drejtuar qeverisë ndërsa një pjesë e vogël vijojnë mësimin.