Protesta e banorëve në Thumanë/ Pse askush nuk flet të vërtetën për Merita Bakiun, Andia Ullirin dhe Sabah Shetën?!

Nga Sidi Hasanaj

Është datë 2Gusht, nxehtësi 40gradë, deputetet Merita Bakiu dhe Andia Ulliri bashkë me Sabah Shetën janë papushim në protestë kundër Oligarkut Bashkim Ulaj dhe Qeverisë për disa çështje rrugës Thumanë-Kashar që paralizojnë jetën ekonomike të komunitet atje.

Ndryshe nga shumë deputete “opozitare” të Berishës që publikojnë foto vanitoze në bregdet apo mbrëmje festive në restorante luksi të Jugut, Andia, Znj.Bakiu dhe Sabah Sheta po përplasen me kordonin e FNSH-së në asfaltin e Thumanës, kundër korrupsionit Rama-Ulaj.

Thuajse ASNJË televizion nuk i trasmeton, askush në media nuk thotë të vërtetën:
Opozitë në fakt kanë bërë deputetë dhe demokratët
që përbuzin Berishën dhe janë në betejë ndaj tij njësoj siç janë ndaj Ramës.

Imagjinoni një protestë karagjoze me 5 njerëz dhe 4 goma të djegura para bashkisë bënte Këlliçi kishte 447 kamera, mikrofona dhe gazetarë… ndërkohë këtu që protesta është reale, e sinqertë, me kauzë tepër të ndjeshme për komunitetin… këtu censurë.

Exit mobile version