Protesta e Berishës/ Kulluri: Më ngjan me mitingjet e vullnetarëve të Enverit. Premtohet gjithnjë qameti…

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin, ku komentoi dhe protestën e paralajmëruar ditën e enjte nga grupimi i Sali Berishës.

Kulluri me ironi u shpreh se disa herë është premtuar se do të ndodhë qameti në protestat e opozitës, teksa e krahasoi tubimin e radhës me mitingjet e vullnetarëve të Enverit.

“Është e disata herë që premtohet që do bëhet qameti, por nuk ka ndodhur dhe kjo është treguar te kutia e votimit. Pushteti nuk merret me protesta, as me tymuese.  Opozita është e përçarë. Berisha është në pozitë të vështirë. E ka mbyllur ciklin.

Unë e mbështeta Foltoren, por jo kthimin e Berishës. Nuk mund të riciklohet si një lider fitues, ndonëse ka njerëzit e vet dhe adhurues. Fitorja e zgjedhjeve nuk është çështje adhurimi e liderit, por ekipi, e filozofie dhe njerëzit nuk e gjejnë në asnjë prej kaheve të opozitës. Këto më kujtojnë mitingjet e vullnetarëve të Enverit”, tha Kulluri.

Exit mobile version