Protesta e inicuar nga diaspora: Para Kryeministrisë me 28 Dhjetor, thirrje të gjithë qytetarëve

Genc Sejko ose i njohur ndryshe si ‘njeriu i memeve’, lajmëroi pak ditë më parë se ai dhe miqtë e tij do të ktheheshin në Shqipëri për të protestuar. Pak minuta më parë ai ka publikuar edhe datat e protestës organizuar nga shqiptarët e diasporës.
Me anë të një postimi në facebook, Sejko fton të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e protestës në datat 28-29 dhe 30 Dhjetor ora 14:00.
Vetëm ka ditë më parë Sejko në një lidhje me ‘Skype’ me Syri.net tha se shqiptarët kanë me mijëra arsye për të protestuar, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të largohet më nga vendi, por të bashkohen dhe të largojnë politikanët nga pushteti.
Iniciatori i kësaj proteste e paralajmëroi protestën tre ditë më parë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë
Une dhe miqte e mi Leandër Prifti, Boda Ylber kemi vendosur qe pushimet e fundvitit t’i kalojme ne Shqiperi. Duke qene se vijme nga Britania e Madhe dhe duke qene se nuk kemi nevoje te martohemi (pasi kemi mbaruar pune) e as dhembe per te rregulluar, vendosem qe: pushimet t’i kalojme duke protesuar para kryeministrise. Ftojme bashkatdhetaret tane qe jetojne brenda dhe jashte Shqiperise qe te mbidhemi te gjithe e te protestojme kunder keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogances.
Data dhe ora e protestes do te konfirmohet se shpejti. Te interesuarit te komentojne ketu jo ne inbox. Nese nuk ke guxim te komentosh nuk ke guxim te protestosh.
P.S Nese nuk del askush do dalim une e Landi. E nese nuk del Landi do dal vetem

Artikulli paraprakProtesta tek Unaza e Re, deputeti i PD: Qeveria po kalon vijën e kuqe, do jemi me banorët
Artikulli tjetërDekretimi i Lleshit/ Meta: Askush s’mund të më bëjë presion, shkelja e Kushtetutës është përgjegjësi e Presidentit