Protesta e nesërme tmerron Ramën, blindon dhe mbyll me pllaka metalike Kryeministrinë

Rama është tembur keq nga protesta e opozitës së bashkuar që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 9:30 para Parlamentit. I tmerruar nga protesta, ka urdhëruar të mbyllet me pllaka metalike hyrja e Kryeministrisë.

Edhe pse opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të protestojnë para Parlamentit, teksa brenda zhvillohet seanca plenare, masat janë marrë edhe për mbrojtjen e Kryeministrisë. Në godinën e Kryeministrisë kanë nisur përgatitjet për protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.

Siç shihet nga fotot e mësipërme, hyrja e Kryeministrisë është duke u ‘mbyllur’ me pllaka metalike.

Kjo metodë ushtrohet për të siguruar sigurinë e godinës nga protestuesit në raste se nga ana e PD-së ndodh një ndryshim skenari. Edhe në protestat e shkuara opozita e bashkuar ka bërë ‘xhiro’ në Tiranë duke protestuar në pika të ndryshme të vendit.

Opozita ka zhvilluar 6 protesta kundër qeverisë Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe tensione mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pasi këta të fundit janë përpjekur të hyjnë në godinat e institucioneve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë turmat e tyre. Prej kohësh opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

ram 1

Artikulli paraprakAkuza të rënda ndaj Arta Markut: “Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë”!
Artikulli tjetërBerisha: Pas aferave të pista me dëshmitarin e rremë qëndron edhe Taulant Balla e Gramoz Ruçi