Protesta e punonjësve të fasonerisë në Krujë/ Sabah Sheta: Shkak kushtet e vështira të punës. Institucionet shtetërore të zgjidhin kërkesat pa u përshkallëzuar situata

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë, Sabah Sheta, ka shprehur mbështetje për mbi 200 punonjësve të firmës fason “Altek shpk” në Krujë, të cilët kanë nisur protestat për shkak të kushteve të vështira të punës dhe mosrespektimit të të drejtave të tyre ligjore. Sipas tij, ata kërkojnë respektimin e kontratës së punës, njohjen e vjetërsisë në punë dhe dhënien e pagës së 13-të, duke denoncuar presionet dhe kërcënimet për largim nga puna.

Sheta më tej thotë se institucionet shtetërore, përfshirë Zyrën e Punës, në vend që të mbështesin punonjësit, po u bëjnë presion për të ndaluar protestën. Ai u bën thirrje drejtuesve të firmës dhe institucioneve të zgjidhin kërkesat e punonjësve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse situata nuk ndryshon.

“Koha është tani për zgjidhje,” theksoi Sheta, duke shprehur mbështetje të plotë për punonjësit.

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

200 punonjës fasonë në Krujë në protestë/Zyra e Punës dhe Altek shpk në vend të zgjidhjes së kërkesave iu bën presion

Janari ka nisur me protesta në Krujë. Punonjësit e industrisë Fason të cilët janë më të keqpaguar dhe keqtrajtuar kanë ngritur krye ndaj punëdhënësit për të kërkuar të drejtat e tyre që burojnë dhe nga ligjet shqiptare e konkretisht Kodi i Punës. Prej së premtes mbi 200 punonjës janë në protestë dhe absurdi ose çudia është që institucionet shtetërore, ose konkretishtn Zyra e Punës në vend që të dëgjojë, respektojë dhe jetë me kërkesat e punonjësve iu bën atyre presion.
Ky është një skandal më vete, sepse qytetarët krutanë punonjës të firmës Altek shpk që gjenden sot në revoltën e tyre të drejtë, ndodhen në këtë pikë sepse askush, jo vetëm nuk iu ka dëgjuar kërkesat, por përkundrazi i ka trajtuar ata si skllevër.
Si krutan, si kreu i Demokratëve Euroatlantikë, dega Krujë iu bëj thirrje drejtuesve të firmës, institucioneve shtetërore që të ulen me punonjësit, t’i dëgjojnë ata, të shqyrojne kërkesat e tyre të drejta dhe gjejnë zgjidhjen e përbashkët. Presioni ndaj tyre nuk do të funksionojë. Ne do të iu gjendemi pranë për të iu ofruar çdo mbështetje të merituar që iu jep dhe ligji shqiptar. Kur themi mbështetje, kemi parasysh faktin se asgjë më shumë se çfarë realisht meritojnë. Mbi 200 punonjësit që sot janë në protestë janë të qartë në kërkesat e tyre të cilat janë; respektimi i Kontratës e Punës, sepse edhe pse me paga të ulta po shfrytëzoehn për të dhënë të njëjtin prodhim me fuqi punërore të përgjysmuar. E nëse kjo nuk ndodh dhe shfaqin pakënaqësi, punonjësit kërcënohen me largim nga puna. Tjetër kërkesë e punonjësve është dhe respektimi i vjetërsisë së punës duke qenë se kanë mbi 20 vite që punojnë dhe nuk iu shtohet paga edhe kjo detyrim që buron nga ligjet shqiptare edhe pse firma është italiane. Duke qënë se pagat e pumonjësve të industrisë Fasone e konkretisht në rastin konkret tek Altek janë të ulta punonjësit kërkojnë dhënien e pagës së 13-të duke qenë se bëjnë një punë relativisht të madhe përgjatë gjithë vitit fitimprurëse për firmën. Të gjitha këto janë kërkesa sociale të drejta sepse me këtë pagesë punonjësit mbajnë familjet e tyre, shkollojnë fëmijët etj.
Apeloj që Altek shpk dhe Zyra e Punës të vihen në lëvizje për zgjidhje të çështjes pwr 200 punonjësit dhe jo presion ndaj tyre sepse nuk do të iu funksonojë. Ky është fillimi i protestës, përshallëzimi do të vij dhe ne do të iu gjendemi. Koha është tani për zgjidhje, çdo ditë që kalon e vështirëson dhe e komplikon më tej situatën. Institucionet shtetërore kanë të drejtë e duhet të jenë krah qytetarëve.

WhatsApp Image 2025 01 07 at 11.48.571

Exit mobile version