Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se protesta e Rithemelimit dy ditë më parë ka qenë kundër SHBA dhe gjykatave. Një miting që ka institucionalizuar anti amerikanizmin në Shqipëri e cilësoi më tej Haklaj protestën që u finalizua me akte dhune.
“Këta ecin me mendësinë tribale të zotit Berisha. “Unë jam pronari”. Kohërat kanë ndryshuar dhe këta kanë mbetur në vend. Ai ishte një tubim miting, anti-amerikan që institucionalizoi anti-amerikanizmin në Shqipëri. Kishin qëllim të protestonin kundër gjykatave. Gazi tha se gjykata e lartë nuk e ka zbardhur vendimin për gjyqin e PD. Presion ndaj SPAK ndaj gjykatës së lartë, gjykatës së apelit, ndaj amerikanëve…”, tha Haklaj.
Më tej u ndal edhe te banderolat që u përdorën në protestë, me emrin e Fredi Belerit.