Protesta e Rithemelimit, reagon ashpër ambasada e SHBA: Në demokraci nuk ka vend dhuna!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën që mbajti sot Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

REAGIMI
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Artikulli paraprak‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës
Artikulli tjetërProtesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, pas SHBA reagon edhe BE: Dënojmë dhunën