Gazmend Zeqiri, taksist në studion e lajmeve në MCN ka renditur shqetësimet e tij teksa ka hedhur akuza ndaj bashkisë ë Tiranës për dhënien e licensave pa kriter.
Ai tha se këto kompani janë duke prishur konkurrencën me çmimet që i vendosin sipas dëshirës, duke i cuar këta drejt falimentimit. Sipas tij shumica e shoferëve të kompanive nuk kanë dëshmi taksie dhe nuk i plotësojnë kriteret.
“Çmimi karburant për taksi duhet të ulet se na ndikon drejtpërdrejtë çmimi i karburantit. E dyta bashkia po i jep licensat pa kriter duke i shtuar ato. Në Tiranë operojnë 85 kompani taksish, por nga dalin këto para. Ky është abuzim, bashkia s’mund të japë licensa pa kriter, në bazë të numrit të banorëve do japësh dhe numrin e licensave sepse kështu ne jemi të falimentuar.
Ata kanë prishur të gjitha çmimet dhe tarifat sepse operojnë me çmime që i vendosin sipas qejfit dhe ne na kanë çuar drejt falimentimit.
Ka qenë 1 mijë banorë 1 taksi dhe e kanë bërë tani kushdo mund atë marrë makinë të re elektrike dhe merr licensën, ndërkohë që janë disa kritere që duhen plotësuar sic është dëshmia e taksistit dhe patentë e klasit D. Tani e kanë shfuqizuar këtë ligj dhe kanë marrë shoferë të klasit 4 dhe pa dëshmi taksie, i marrin ngaqë nuk gjejnë shoferë, ndërsa ne persekutohemi qoftë nga ngjyra e taksisë. Kemi çuar 5 kërkesa dhe asnjë reagim për shqetësimet tona.
Bashkia po jep licenca pa kriter pa limit dhe përgjegjësi kryesore është drejtoria e transportit, bashkia. Ky problem ka 2 vjet që është bërë me keq sepse janë 85 kompani me të paktën 70-80 makina elektrike.”