Protesta e studentëve në 3 pika të ndryshme të Tiranës, zbardhen kërkesat e tyre ndaj Qeverisë

Studentët janë duke protestuar sot në 3 pika të ndryshme të kryeqytetit, një pjesë te kryeministria, një pjesë te Ministria e Arsimit dhe një pjesë tjetër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kundërshtojnë vendimin e dhënë nga qeveria që mësimi të jetë tërësisht online.

Një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

    1. Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.
    2. Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave
    3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët
    4. Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

student

studentet ne proteste

pol

Artikulli paraprakKryetari i PS i bashkohet LSI
Artikulli tjetërKëlliçi rrëzon propagandën e Veliajt: Pinoku i bashkisë nuk e fsheh dot të vërtetën me mashtrime fasadash dhe projektesh 3D