Protesta e studentëve, vazhdon ngujimi në të gjithë Shqipërinë

Studentët në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe kanë zgjedhur si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre ngujimin nëpër fakultete.
Edhe sot vijon protesta të cilës i janë bashkuar edhe faklutete në rrethe por edhe një numër i madh padagogësh.
Pothuajse të gjitha fakultetet në Tiranë kanë votuar për vijueshmërinë e bojkotit, në mënyrë të atillë që të shuheshin zërat se studentët dëshironin mësim.
“Rezultatet flasin vetë, ku pasi u votua në mënyrë demokratike, transparente, ajo që pritej ndodhi.
Shumica e studentëve votuan pro vazhdimit të bojkotit.
Media të shitura dhe ju mercenarët e qeverisë, tani gjeni ndonjë alibi tjetër”, shkruan protestuesi Klajdi Bello në një postim në Facebook.
Më poshtë keni foton me atë se çfarë pritet të ndodhë tek fakulteti i Histori – Filologjisë.

auto ed72f4c1 9d33 4372 be32 438608dcd3b51547797980

Exit mobile version