Protesta historike/ Çlirohet “Rruga e Kombit”, protestuesit thyejnë trarët

Situata në Kukës ka dalë jashtë kontrollit. Policia ka dhunuar protestuesit kundër Taksës së Rrugës së Kombit. Siç raportohet nga gazetarët në terren, policia ka sulmuar protestuesit me shkopinj gome, duke lënë të plagosur dia protestues.
Protestuesit i janë përgjigjur policisë duke i qëlluar me gurë. Janë mijëra banorë që kanë dalë kundër taksës së Rrugës së Kombit të cilët kanë thyer trarët. Mësohet se janë ndërprerë valët e telefonave dhe është ndërprerë lidhja me internetin, kanë treguar live gazetarët nga vendi i ngjarjes.
Ka nisur protesta e qytetarëve kundër taksës së vendosur nga qeveria e Edi Ramës që nis nga 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit. Mijëra banorë janë mbledhur në qendër të qytetit të Kukësit në mënyrë të organizuar për t’u nisur drejt tunelit të Kalimashit.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërI vihet flaka kabinave të pagesës, policia provokoi protetuesit duke i goditur