Protesta/ Kërcënohet me jetë studenti: I ka kapur frika e Janarit, u kërkoj ndihmë ndërkombëtarëve!

Studenti Klajdi Bello i cili prej nisjes së protestës vijon të jetë aktiv në vijimin e kauzës për plotësimin e 8-të pikave të kërkesës së studentëve ndaj qeverisë, u shpreh për Fax Neës se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij.
“Më kanë kërcënuar me jetë për protestën. Më kanë kërcënuar edhe me mësazhe në facebook që të ndaloj protestën. Kërkoj mbrojtje ligjore për familjen time, unë e kam marrë përsipër rriskun, e di përballë kujt jam vënë, unë nuk trembem ata duhet të tremben dhe kanë filluar ju siguroj”, u shpreh ai.
Ai denoncoi se janë të njëjtët njerëz që donin të shuanin kauzën dhe po të njëjtët që më e kanë kërcënuar edhe drejtpërdrejt në bulevard.
Klajdi iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që t’i mbështesin studentët në kauzën e tyre e sidomos të hetojnë për rastet e kërcënimeve ndaj tyre sepse ai nuk ka më besim tek institucionet shqiptare. Klajdi argumentoi se kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët sepse studentët që po protestojnë nuk ndjehen të sigurtë.
“Kemi një kauzë madhore, i jemi kundërvënë një sistemi që ka miliarda lekë në dorë. Ne duhet të vijojmë të sjellim shpresë dhe bashkim. Me datën 7 janar do të jenë me mijëra njerëzit që do të dalin në protestë në mbështetje të studentëve”, përfundoi ai.

protesta madheshtore 3

Artikulli paraprakGjendet i vdekur në rrethana të mistershme kreu i PS-së, nudo në dhomën e hotelit
Artikulli tjetërEksperimenti vdiq, tani të rikthehemi te politika!