Protesta kundër shembjes së Teatrit/ Aktori: Na kanë ofruar 100 mijë euro dhe shtëpi për të mbyllur gojën

Vazhdon protesta e aktorëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në protestë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë në mbështettje të artistëvë
Aktori Romir Zalla ka shprehur mendimin e tij në protestën e sotme, i cili ka thënë se ka në dorë vetëm fjalën. Pasi nuk ka pushtet e aq më pak para për ta ndaluar këtë që po u bëhet aktorëve.
Zalla tha se teatri ka më shumë se 20 vite që po rrënohet.
Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e ndarjes që iu është bërë artistëve. “Ne na kanë ndarë në të vjetër dhe në të rinjë, me rrogë pa dhe rrogë, të jashtëm dhe të brendshëm, të kuq dheme ngjyrë blu. Teatri po prishet çdo ditë”.
Aktori tha se poltika nuk mund të tregohet arrogante me artsitët. “Ti mund të tregoshesh arrogant me kuksianët, me minatorët, me mesuesit, me mjekët, inxhinierët, që kanë ngelur pa tekst, por kujdes po bëhesh arrogant me artistët.”
Gjithashtu ai shtoi se e di se çfarë do të bëhet me ndërtimin e teatrit të ri.”Një kioskë ultra-moderne, një çakmak me shtatë shishe uiski të shtrenjta”, tha ai.
Zalla akuzoi qeverin se disa aktorë janë pikasur prej saj dhe do u ofrohen lekë dhe shtëpi, për të mos folur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Artikulli paraprakJa si drejtori i Portit të Durrësit vendos taksa personale mbi biznesmenët!
Artikulli tjetërBerisha: Holanda flet qartë, me Ramën ka vetëm bllokim dhe jo integrim!