Që nga data 17 shtator në autostradën Durrës-Kukës, në Morinë do të futet në fuqi tarifa për kalimin e automjeteve.
Kryetari i Partisë Demokratike për rrethin e Kukësit, Arif Rexhmati në një dalje publike, lajmëroi se do të ketë protesta, për të kundërshtuar tarifën e vendosur në rrugën e Kombit, nga Qeveria Shqiptare.
Ai shpreh mendimin se forca që ai drejton, do të jetë në mbështetje të çfaredolloj proteste e cila është në përputhje me interesat e popullit kuksjan.
Herën e parë që filloi taksimi në Rrugën e Kombit u shënuan trazira të mëdha, pasi taksa e vendosur ishte 5 euro dhe protestat e qytetarëve kusianë e detyruan qeverinë që të tërhiqet dhe të ndryshojë tarifën.
Nga ndryshimet e vendosura mes qeverisë dhe koncesionarëve, çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga ose 600 lekë për çdo kalim. Ndërsa, banorët rezidentë në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim.
TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj
Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë
Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë
Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë.