Mijëra qytetarë të revoltruar po mbajnë të rrethuar Parlamentine e krimit në një protest madhështore ku qytetarët i janë përgjigjur opozitës në vetëm pak orë.
Kjo është një protestë spontane e opozitës, e organizuar në pak orë, pas vendimit të Kuvendit për të thirrur seancën plenare.
Deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.