Protesta, mijëra qytetarë të Tiranë përplasen me policinë në ministrinë e Brendshme (Foto)

Mijëra qytetarë të Tiranës protestojnë përpara ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vëllai i të cilit është dënuar në Itali për trafik droge dhe dënuar atje me 7 vite dhe 2 muaj burg.
Protestuesit janë përplasur me Policinë, teksa kanë tentuar që të vendosin pako ‘kokaine’ në mënyrë simbolike.
Situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me policinë, sidomos në momentin kur kryeministri Rama deklaroi se: “Nuk e lëshonte Fatmirin si Saimirin”. Protestuesit kanë kërkuar të futen në oborrin e ministrisë që t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejta ministrit që të dorehiqet.
Rama konfirmoi sot në detyrë Fatmir Xhafaj, teksa tha se nuk ka asnjë njeri që të hedhë në gojën e ujqërve.
Të pyetur nga Fax News deputetët e LSI-së janë shprehur se kjo protestë është e qytetarëve dhe do të drejtohet nga ata. Ndryshe ka vepruar PD, ku në protestë janë të pranishëm disa deputetë të saj, dhe sekretarët organizativë.

protest2

Artikulli paraprakBasha me kreun e PPE: Moshapja e negociatave ndëshkon vendin dhe ndihmon politikanët që bashkëpunojnë me krimin
Artikulli tjetërTë shtëna me armë në Vlorë, një i plagosur