Protesta në Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës dy vjet pa rroga

Rikthehen në protestë punonjësit e rafinerisë në Fier. 150 punonjës të rafinerisë së naftës në Fier i janë rikthyer protestuesve sot në hyrje të uzinës. Shkaku i kësaj proteste është mosmarrja e pagave për dy muaj, ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore që prej 21 muajsh.
“Me ne kanë lozur të gjithë”, thonë punëtorët. “Askush nuk na jep në rrugëzgjidhje dhe nuk dimë se çfarë do bëhet me ne, ende nuk dimë se si do të zgjidhet problemi jonë, jemi bërë më keq se Zharrëza. Nuk kemi mundësi në këto kushte të ushqejmë familjen. Jemi të sëmurë dhe nuk marrim do ilaçe se nuk jemi të siguruar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse bukën e gojës dhe hakun e punës”, shprehen ata.

Artikulli paraprakAfron ora e përmbysjes, qeveri teknike me vulën e opozitës
Artikulli tjetërBanorët e Trushit në Shkodër protesta në Prefekturë për tokat