Protesta në Kongresin amerikan kundër vizitës së Netanyahut, raportohet për disa persona të arrestuar

Qytetarët kundër luftës në Gaza kanë organizuar një protestë duke qëndruar ulur brenda ndërtesës së Kongresit në SHBA të martën, para adresimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Policia ka bërë disa arrestime, raporton agjencia “AP”.

 

Netanyahu ka arritur në Washington të hënën për një vizitë disa ditore gjatë të cilës do të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe do të mbajë edhe fjalim në Kongres.

Dhjetëra protestues kanë protestuar të hënën para hotelit ku po qëndron Netanyahu, e të martën mbrëma, qindra protestues kanë protestuar ulur në “Cannon Building” ku janë zyrat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Të organizuar nga “Zëri Hebre për Paqe”, protestuesit duke mbajtur fanella të njëjta ngjyrë kuqe e në të cilën shkruhej “Jo në emrin tonë”, kanë bërë thirrje “Lejojeni Gazën të jetojë!”

Exit mobile version