Protesta në Kukës, Elezi: Për një hark të shkurtur presim të heqim tarifën në Rrugën e Kombit

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Kukësit nga radhët e PD-së, Ibsen Elezi në një lidhje telefonike për ‘Fax News” ka zbuluar detaje nga protesta e shoqërisë civile. Elezi ka zbuluar se përmes kësaj protestë kërkon të sensibilizojë qytetarët dhe për një hark të shkurtër kohor do të sigurojnë të heqin tarifën.
“Protesta është nga shoqëria civile, protestë që kërkon të sensibilizojë qytetarët. Për një hark të shkurtur presim të heqim tarifën. Është pothuajse e papërballueshme, ndaj mendoj që kjo revoltë do rritet.
Sot është 2 mijë lekë nesër mund të bëhet 4-5. Ne nuk kemi patur plan për të realizur protestë. Ne kemi pasur prononcim për këtë fakt, sepse duam që kjo protestë mos të jetë lokale por kombëtare. Po bëhet një barrierë ekonomike midis Kosovës dhe Shqipërisë. Kur vendos barrierë ekonomike i ke ndarë. Është protestë sensibilizuese me qëllim që t’i themi njerëzve se nuk na shqetëson fare prezenca e policisë, ata kanë punën e vet ata kanë tonën”, u shpreh ai.
Ndërkaq burime për Faxnews zbulojnë se protesta do të jetë simbolike dhe qytetarët do të shkojnë drejt traut.

rooror

Artikulli paraprakSkandal! Dita e parë e shkollës në Tiranë fillon me këngë partizane (Video)
Artikulli tjetër“Këto gjëra nuk duhet të ndodhin”…