Protesta në Shkozë, banorët: Votuam Ramën, korrupsion i gjallë! Nuk kemi rrugë

Banorë të Shkozës në Tiranë dolën në protestë këtë të Shtunë, duke denoncuar mungesën e infrastrukturës në zonën ku jetojnë.

Banorët thanë se shtëpitë e tyre janë izoluar pasi në lagjen e tyre nuk ka rrugë të asfaltuar, ndërsa i kanë kërkuar autoriteteve që t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Një prej tyre tha se vota e qeverinë nuk po shpërblehet.

“Duam të na hapin rrugën pastaj të na asfaltojnë rrugën. E kam blerë shtëpinë me kredi në bankë, ne nuk kemi ku kalojmë. Jemi sikur me qen në burg. Me e lënë shpinë edhe 20 mijë lek nuk e blen kush sepse është vendi i pabanueshëm. Nuk kemi ku me dal me makina. Veliaj dhe Edi Rama të vijnë urgjent që ja kemi dhënë votën, është duke na shpërblyer për votën që i kemi dhënë. Deri në fund do shkojmë me protestë, do bëjmë rezistencën edhe me policinë edhe me të gjithë”, tha një banor i zonës.

Banorët thanë se, shtëpitë e tyre janë izoluar pasi në këtë lagje problematike nuk ka rrugë. Ata thonë se mbi 100 fëmijë të kësaj zone luajnë në baltë, ndërsa i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt që t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Protestuesit gjithashtu hedhin akuza se në këtë zonë është tjetërsuar projekti ndërsa thonë se çështjen do ta çojnë në SPAK.

“Prej 7 vitesh që kur është dhënë leja e banimit në këtë pallat s’kemi as rrugë , dhe projekti u tjetërsua. Kjo çështja në SPAK, deputeti i zonës, janë rreth 100 fëmijë që luajnë në pluhur pa asnjë element qytetarie. Gjatë fushatës ka pasur premtim por ata që ndërtuan pa leje dhe ne të urbanizoheshin, premtimi i deputeti ishte që ne anulojmë projektin. Këtu është korrupsion i gjallë,. Le ta gjejnë organet e drejtësisë, deputeit ka marrë3 votat dhe ka tjetërsuar projektin. Eskavatori punon mes betonave, nuk është projekt ky. Veliaj nuk ka qenë në zonë për këtë çështje, ne i jemi drejtuar kryetarit dhe përgjigja ishte kjo, zona juaj kërkon një projekt sepse i mungon infrastruktura nëntokësore. Këtu nuk ka asnjë kush për të jetuar. Nuk mund të bënin asfaltim sepse mungon infrastruktura”, tha një protestues.

“Ne nuk kemi rrugë jemi të bllokuar, nëse pronari vendos të bllokojë rrugën atëherë ne sekmi ku kalojmë. Veliaj i bëj thirrje që të vijë të shikoj problemet e qytetarëve mos vijnë vetëm për fushatë”, u shpreh një i moshuar.

“Duam të na hapin rrugën pastaj të na asfaltojnë rrugën. E kam blerë shtëpinë me kredi në bankë, ne nuk kemi ku kalojmë. Jemi sikur me qen në burg. Me e lënë shpinë edhe 20 mijë lek nuk e blen kush sepse është vendi i pabanueshëm. Nuk kemi ku me dal me makina. Veliaj dhe Edi Rama të vijnë urgjent që ja kemi dhënë votën, është duke na shpërblyer për votën që i kemi dhënë. Deri në fund do shkojmë me protestë, do bëjmë rezistencën edhe me policinë edhe me të gjithë”, tha një tjetër banor i zonës.

“Unë vij nga Peshkopia, kemi një ligj që nuk ka shtëpi pa rrugë. Kurse këtu kemi shtëpi pa rrugë. Vetëm baltë ka në rrugë s’kemi si hyjmë në shtëpi. Ne duam të vijmë në shtëpi si njerëz. Ky kryetari që është tani si kryetar i Kabulit”, përfundoi protestuesi.

Exit mobile version