Protesta në Vlorë/ Rama u përgjigjet biznesmenëve: Lungomare s’ka muzikë, shkoni dhe kërceni në…

Kryeministri Rama u është përgjigjur biznesmenëve vlonjatë që kanë nisur një protestë. Pas dhunës së mbrëmshme të policisë dhe protestës së sotme të biznesit që ka ulur qepenat, ka reaguar edhe Rama.

Ky i fundit thotë se, nuk do të ketë muzikë pas orës 23:00. Ndërsa u bën thirrje të gjithë vlonjatëve që nëse duan të kërcejnë e këndojnë, të shkojnë në natyrë, pyje.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter

Protestë në Lungomare për muzikën?

  1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
  2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
  3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.vlore
Artikulli paraprakPas Vlorës, edhe bizneset e Lezhës ngrihen në protestë, ja çfarë kërkojnë
Artikulli tjetërPër një ridimensionim të PD