Sot në orën 12:00 do të zhvillohet një protestë para Bashkisë së Tiranës kundër tjetërsimit të trojeve publike për oligarkët tek Teatri dhe parku Rinia. Protesta është organizuar nga një grup artistësh dhe Shoqëria Civile, ndërsa protet që të mbështetete edhe nga qindra qytetarë të Tiranës.
Regjisori Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se sot në mesditë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit. Ai bën thirrje për të qenë pranë Bashkisë në shenjë solidariteti.
Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.
“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”,shkruan regjisori Çipi, mesazh i postuar në Facebook edhe nga artistë të tjerë.
Këshillitari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, thotë se dhënia e truallit të Teatrit Kombëtar nuk mund të bëhet, pasi nuk janë votat e mjaftueshme nga maxhoranca. Topollaj shkruan se duhen 3/5 e votave, gjë që sipas tij maxhoranca nuk i ka, pasi 6 këshilltarë socialist janë pa mandat pasi u është anuluar nga Gjykata e Tiranës.
Veliaj po vjedh truallin e Teatrit Kombetar, ta ndalojme
Erion Veliaj do te tentoje te kaloje ne favor te privatit truallin e bashkise tek Teatri Kombetar me qellim ndertimin e disa kullave ne nje nga zonat me te shtrenjta te qytetit.
Fale anullimit te mandateve te 6 keshilltareve socialiste nga gjykata e Tiranes dhe zgjerimit te opozites ne Keshillin Bashkiak Tirane edhe me keshilltaret e LSI, kjo skeme megakorruptive eshte e pamundur ligjerisht.
Ligji per veteqeverisjen vendore eshte taksativ kur percakton ne nenin 54/E dhe 55/4 se tjetersimi i pronave te bashkise ne favor te te treteve kerkon minimalisht dakordesine e 3/5 te votave te keshilltareve, ne kete rast minimalisht 37 keshilltare pro, per tu konsideruar te miratuara.
Erion Veliaj sot eshte minorance ne Keshillin Bashkiak dhe e ka te pamundur ne cdo rast plotesimin e numrit te kerkuar te votave per tjetersimin e prones se Teatrit Kombetar ne favor te privatit dhe cdo tentative e Keshillit per te keqinterpretuar ligjin dhe manipuluar votimin perben shperdorim detyre dhe tjetersim te prones publike nga kodi penal.
I bej thirrje prokurorise te dergoje neser 2 oficere te policise gjyqsore te kryejne ne flagrance arrestimin e Veliajt dhe Dalipit nese ata guxojne ta konsiderojne te miratuar kalimin e pronesise se Teatrit Kombetar me vetem votat e keshilltareve socialiste.