Protesta para Kuvendit: “Jemi pa bukë, ku është peshku i madh, ku?”

Punonjësit e 55 kompanive nënkontraktore që ishin përgjegjës për ndërtimin e By Pass-it të Fierit dhe Vlorës, zhvilluan një protestë ditën e djeshme përpara Kuvendit. Punëtorët kërkojnë pagat e prapambetura nga qeveria, ndërsa paralajmërojnë se do të ndërmarrin të tjera masa për të marrë pagat.
Protestuesit shprehen se kanë ezauruar çdo hap ligjor, prandaj sipas tyre kanë mbërritur përpara Kuvendit. Në një bashkëbisedim që kanë patur me deputetin demokrat Luan Baçi, protestuesit janë shprehur se kanë mbetur pa bukë. Ata këmbëngulin që t’iu garantohet një takim me kryeministrin Rama dhe minstrin Gjiknuri.
“Po rrimë pa bukë, me kë do flasim ne me amerikanin apo me serbin. Jam pa bukë sot më kanë hequr dhe nga ndihma ekonomike, pse ke televizor thonë. Mua televizorin ma ka dhënë vëllai. Ore, s’kemi bukë që të hamë, të jep njeri borxh ty?!
Na mundësoni një takim me Edi Ramën, jam gati të shtrihem aty. Po jo kështu të talleni me ne. Kush do votojë për ne, ne duam lekët le të vijë kush të dojë në pushtet, do vij një serb dhe do na mbajë në pëllëmbë të dorës. Ç’a bëhet kështu mor, të dalë këtu Gjiknuri dhe Rama, se nuk i hamë jo. Ku është peshku i madh, ku është, kapen hallexhinjtë”, u shprehën protestuesit.

Artikulli paraprakZjarrfikësit e Uzinës Ballsh në protestë: 3 muaj pa marrë rrogat
Artikulli tjetërKrimi bën kërdinë, brenda një jave 100 grabitje biznesesh e banesash