Protesta para Ministrisë së Brendshme: Të rinjtë i “presin biletën e avionit” Ramës për në Kolumbi

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar sërish sot përpara Ministrisë së Bredshme. Protestuesit, që kërkuan largimin e qeverisë, sollën një tjetër risi: Një banderolë në formën e një bilete avioni në emër të Kryeministrit Edi Rama. Destinacioni: Kolumbia.
Kërksesa e të rinjëve ka qenë largimi i menjehreshëm i Xhafës dhe Ramës, duke thënë se nuk protestojnë për pushtet, por për qytetarët shqiptarë.
Ata thanë se po protestojnë për drejtësinë, për minatorët, për taksat, për qeverin e krimit, për Tiranën e kthyer në Kolumbi.
Ata thanë se kanë vetëm dy pyetje për Ramën: Nëse mundet Shipëria që një vend normal, të intregorhet në Europë, ku vëllai i minsitrit të brendshëm është dënuar me 7 vite burg.
Si dhe pyetja e dytë ishte për Saimir Tahirin, i cili po gjykohet në gjendje të lirë.
Ata thanë se Gjermiania zyrtare është shprehur e qartë se nuk e mbështet Shqipërin pasi peshku i madh i saj është Tahiri dhe Xhafaj.
Gjithashtu të rinjtë e opozitës këkruan që ditën e nesërme të jetë e pranishme e gjithë rinia, për të rrëzuar këtë qeveri.
Kujtojmë se kjo është një protestë e përsëritur e të rinjëve të opozitës për të larguar minsitrin e brendshmë, Fatmir Xhafaj.
“Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon intensivisht protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Qëndrimi i tij ende në detyrë është nje akt i paprecedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të FRPD-së.
Protestat e kanë zanafillën që me 26 maj e pritet të zgjasin.

Artikulli paraprakGjermania rrëzon Ramën për negociatat, Wadephul: Tahiri ‘peshk i madh’, Xhafaj të dorëhiqet, një mesazh edhe për Lu
Artikulli tjetërPolicia nuk lejon të rinjtë të protestojnë, përplasje me protestuesit para Kryeministrisë