Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestat para Ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë dorëheqjen e Ministrit, Fatmir Xhafaj.
Edhe gjatë ditës së sotme, të rinjtë e FRPD-së dhe të LRI-së, kanë suprimuar me banderolën e tyre, ku kanë bërë publike kriteret që ka vendosur Rama për personat që duan të kandidojnë për postin e Ministrit të Brendshëm.
Në fjalën e tij kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, tha se sot nuk ka më kritere për meritokraci, pasi Rama dhe shputa e tij kanë treguar që kriteret janë kthyer mbrapsh.
Të revoltuar të rinjtë e opozitës nuk lanë pa përmendur edhe faktin e 25 protestusve të ditës së djeshme para kryeminstrisë, të cilët po ndiqen penalisht nga policia.
Akuzat që rëndojnë për protestuesit janë “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ku sipas të rinjëve të opozitës janë të padrejta.
Ata thanë se veprimet e policsë nuk i trembin dhe nuk i bënë që të tërhiqen.