Greva e studentëve vijon edhe ditën e sotme. Me mijëra studentë bojkotojnë mësimin në fakultete duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë studentët e Filologjikut bojkoton në një mënyrë tepër origjinale. Kanë nxjërrë tavolinat dhe karriget e sallave të leksioneve në korrdotrin e fakultetit.
Studentët protestues kanë hartuar një plan të ri për t’i dhënë hov, revoltës së tyre dhe forcimit të radhëve. Ata do të nisin marshimin gjithpërfshirës anë e kënd Tiranës për t’u bashkuar me shokët e tyre nga fakultete të ndryshe dhe në fund, pasi të jenë bashkuar edhe me shokët nga Universiteti Bujqësor tek Zogu i Zi, do t’i drejtohen Kryeministrisë.
Në axhendën e tyre për sot thuhet se ‘beteja vazhdon. Marshim gjithpërfshirës”.
Sipas programit të ri, do të mblidhen nëpër fakultete nga ora 8:30 deri në 9:30 dhe do të protestojnë në fakultetet e tyre për plot 1 orë. Në orën 10:30, studentët do të nisin marshimin gjithpërfshirës.