Ashtu si në fundin e vitit 2019, studentët i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme. Studentët kanë bojkotuar auditorët duke u mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të para dy viteve, të cilat pavarësisht premtimeve të kryeministrit Edi Rama, nuk janë plotësuar ende.
Studentët kërkojnë uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve të konvikteve. Lidhur me protestën e sotme ka reaguar edhe grupimi organizativ i protestës, “Rezistenca Rinore”.
Sipas tyre, sot fituan studentët që i plasën në fytyrë kryeministrit Rama paktin e mashtrimit, siç e quajnë ata.
Reagimi i plotë i Rezistencës Rinore
Sot fituam ne studentet. Sot fituam sepse ia plasem ne fytyre paktin e mashtrimit Kryeministrit Rama. Pritem nje vit qe kushtet tona te relizoheshin, por asgje nuk ndodhi. Akoma studiojme ne kushtet me te veshtira nga çdo vend tjeter ne Europe. Ne kete vend qeverite kane para per çdo gje perveç se per arsimin. Te rinjt jane e ardhmja e vendit dhe pa ta nuk ka nje te neserme.
Nese Qeveria nuk kthehet aty ku duhet le te thyej qafen sepse ne si te rinj jemi te vendosur qe arsimin ta kthejme ne nivelet e BE-se. Buxheti, infrastruktura dhe Ligji i Arsimit te Larte jane barriera qe do te shemben dhe mbi to nuk ka nje pakt te ri. Jemi krenar sot per te gjithe organizatoret e Rezistences Rinore qe ne kohe rekord kane paralizuar arsimin ne 3 fakultetet te medha dhe kishim perfaqesues nga te gjitha fakultetet e UT-se ne shesh.
Jemi te lumtur qe askush nga ne organizatoret nuk foli ne publik dhe nuk tentoi te merrte lidershipin e protestes. Ajo eshte e studenteve, e prinderve dhe e pedagogeve te ndershem qe perballen çdo dite me kete sistem te kalbur.
Gjithashtu, shprehim perkrahjen tone per vendimin qe studentet moren sot ne shesh per te krijuar Levizjen per te Drejtat e Studenteve, te cilet kane shpallur si mision te pare mbledhjen e 20 mije firmave per shfuqizimin e Ligjit te Arsimit te Larte. Eshte koha qe te gjithe ata qe besojne tek e ardhmja te bashkohen me studentet!
Protesta nuk ka mbaruar! Pas dy javesh nese qeveria nuk ben kthim pas ne do te rikthehemi perseri!
Prinder, student dhe pedagoge bashke me shqiptaret e ndershem jemi shumica.
Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes tone!