Studentët ngujohen brenda fakulteteve, bllokojnë hyrjet me karrike e banka! (Foto)

Studentët e kanë vijuar ndryshe protestën e tyre sot. Ndryshe nga ditët e tjera ata janë mbyllur brenda fakulteteve, duke bllokuar hyrjet kryesore.
Në Fakultetin Juridik, një pjesë e tyre kanë deklaruar për mediat se do të qëndrojnë aty deri të dielën, në pritje të plotësimin të kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë.
Dje, studentët protestuan duke nxjerrë në korridoren e universitetit, tryezat dhe karriget, si simbol i bojkotit të mësimit.
Studentët u kanë kërkuar pedagogëve që të sensibilizohen me ta dhe të mos zhvillojnë mësim apo të mos marrin mungesa.
Por krahas kësaj kërkese nga studentët, e kundërta ndodh në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku Dekani Artur Sula, ka urdhëruar pedagogët që të kthehen në mësim dhe të zhvillojnë orët mësimore.
Edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë janë ngujuar në ambjentet e fakulteteve për të protestuar.
Ndërkohë simbolika e tyre është se kanë nxjerrë nga auditoret edhe karriket edhe tavolinat dhe i kanë grumbulluar ato në korridore.
Protesta vazhdon thotë një student deri në realizmin e kerkesave.

Artikulli paraprakRama diskriminon Kamzën, Mziu: Kemi nevojë për 70 bursa për studentët, ministria akordon vetëm 15!
Artikulli tjetërTensionohet protesta, studentët nxjerrin jashtë fakultetit policët dhe pedagogët