Protesta/ Të rinjtë me këpucë në dorë rrethojnë Parlamentin

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Simbolika e kësaj proteste kishte një të veçantë, largimin e të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Në njoftimin e pozitës thuhet se, “të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit”.

Kësaj simbolike do t’i shtohen edhe flamujt e vendeve ku shqiptarët kanë emigruar me së shumti.

Por simbolika e kepucës tregon edhe shtypjen qe kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresen, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.

Protesta e të rinjve para parlamentit është për të shprehur vendosmerinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për #Shqiperinë si gjithë Europa.

“Shqiperia qe Edi Rama ndertoi keto 6 vite largoi 110 mije te rinj. Rriti tarifat e arsimit te larte si dhe numrin e papunesise mes te rinjve e coi ne nivel rekord. Sot zyrtarisht 79% e te rinjve duan te largohen pergjithmone nga vendi yne, te cilit Edi Rama i vodhi dhe shpresen. Ndaj na takon ne, te rinjve, studenteve dhe qytetareve qe ende enderrojme per nje Shqiperi Europiane, te vijojme te besojme fort tek kjo enderr duke u perballur cdo dite me te keqen derisa beteja jone te triumfoje.

Shqiperia si Europa shume shpejt do te behet realitet 🇦🇱🇪🇺”, shkruan në një postim në rrjetet socialer kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

frpd 1

Exit mobile version