Protesta tek Unaza e Re, Balliu: Rama do të marrë goditjen përfundimtare!

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre duke bllokuar edhe rrugën në zonën e “Astirit”. Ata njëzëri janë shprehur se projekti në fjalë duhet të anulohet urgjentisht pasi është tërësisht korruptiv.
Teksa sot numërojnë plot 66 ditë rezistencë dhe protestë, banorët u shprehën se kauza e tyre do të vijojë deri në kohën kur projekti të anulohet. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Rama.
“Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare”, theksoi Balliu.

auto Unaza1545841904

Exit mobile version