Protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen, të enjten rrethohet Parlamenti ilegjitim

Protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen. Vendimi ëhstë marrë dhe protesta tjetër e fortë e opozitës do të jetë me të enjten e 21 Marsit. Ajo çfarë pritet të ndodhë është një tjetër rrethim i Parlamentit ilegjitim.
Partia Demokratike do të organizojë ditën e enjte një protestë para parlamentit. Protesta do të nisë në orën 09:30 të mëngjesit.
‘Të nderuar! Pas diskutimeve në Kolegjin e Kryetarëve u vendos që protesta e radhës të jetë të enjten, në datën 21 mars 2019, ora 9:30, përpara Parlamentit’, ka qenë mesazhi i shpërndarë mbrëmjen e djeshme.
Edhe më herët krerët e opozitës kanë bërë të ditur se do të ketë protestë sa herë që parlamenti do të mblidhet.
Protestat e opozitës janë intensifikuar pas djegies së mandateve nga PD. Kërkesat e opozitës tashmë janë të qarta.
Kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Protestat e opozitës janë shoqëruar me dhunë të ushtruar nga policia politike e Ramës , e cila ka hedhur ndaj protestuesve gaz helmues si dhe ka përdorur botet e ujit me solucion djegës për protestuesit.

Artikulli paraprak“Barcelona me gjeniun Messi, favorit për Ligën e Kampionëve”
Artikulli tjetërE vetmja shpresë për shqiptarët është beteja e papërfunduar përmes protestave