Protestat e dhunshme të studentëve për largimin e saj shkaktuan qindra viktima, ish-kryeministrja e Bangladeshit hetohet për vrasje

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina është duke u hetuar për vrasje, pas protestave për largimin e saj që shkaktuan qindra viktima.

 

Po ashtu edhe ndaj gjashtë figura të tjera të qeverisë së saj ka nisur një hetim për vrasje. Ishte avokati e një qytetari, i cili ngriti çështjen ndaj ish-kryeministres.

Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi në fillim të këtij muaji, duke ikur në Indinë fqinje, ndërsa thirrjet që ajo të jepte dorëheqjen u rritën.

Më shumë se 400 njerëz u vranë në javë të demonstratave studentore që kulmuan me kërkesat kundër zonjës Hasina. Shumë prej tyre u qëlluan nga policia, me urdhër të saj.

Qeveria e zonjës Hasina, e cila ishte në pushtet për 15 vjet, u akuzua për shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut dhe e ndjekur nga akuzat për korrupsion të shfrenuar.

Protestat e studentëve filluan në fillim të korrikut, duke filluar si kërkesa paqësore për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil, përpara se të transformoheshin në një lëvizje më të gjerë që rrëzoi qeverinë.

Zonja Hasina i kërkoi policisë të shtypë fort protestuesit, duke iu referuar atyre si “jo studentë, por terroristë që synojnë të destabilizojnë kombin”.

Qeveria e re e formuar së fundmi përmban shumë prej protestuesve dhe drejtohet nga laureati i Nobelit për Paqe, Muhamed Yunus.

Artikulli paraprakProtestë për librat shqip/ Si i gënjeu Rama shqiptarët e Preshevës
Artikulli tjetërDy ngjarje që tregojnë brishtësinë, ose dobësinë e Policisë së Shtetit