Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë. Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.

Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme janë bërë si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji.

“Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”- shprehet Basha në reagimin e tij.

Artikulli paraprakPavarësia e Kosovës/ Taulanda Jupi dhuron librin “Reçak” të William Walker: Pa kujtesën historike, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen e dinjitetshme
Artikulli tjetërAbuzimet me fondet e SASPAC/ SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 5 të pandehurit e tjerë! Ja akuzat e ngritura ndaj tyre