Protestat, policia shantazhon drejtuesin lokal të PD

Presioni i qeverisë ndaj qytetarëve për të mos dalë në protestë sa vjen e rritet. Kreu i PD për lagjen nr.4 Kukës, Ernand Shema është përballur me dhunën policore gjatë protestave që ka zhvilluar opozita. 29 vjeçari thotë se, është kërcënuar disa herë pse merr pjesë në protestat e opozitës.
“Kam mbaruar studimet në Fakultetin e inxhinierisë elektrike. Jam anëtar partie që në moshën 18 vjeç dhe momentalisht jam kryetar i Partisë Demokratike për lagjen nr.4 Kukës. Në vitin 2014 kam mbaruar studimet për bachelor dhe në vitin 2016 kam mbaruar masterin.
Që nga momenti që kam mbaruar Fakultetin dhe deri tani jan bërë 3 vjet që kam dëguar dokumentat pranë drejtorisë elektrike Kukës dhe asnjëherë nuk jam pranuar për arsye se jam kundeërshtar politik i qeverisë. Si një qytetar i papunë dhe një njeri i pakënaqur me qeverinë kam marrë pjesë në protestat e Partisë Demokratike.
Në protestën e dt 16.02.2019 kam dalë në rrjetet sociale dhe kam marrë telefonata kërcënuese ku më është kërkuar mos dalja në proteste dhe mos angazhimi me Partinë Demokratike ose ndryshe do kem shumë probleme. Më dt 5.03.2019 kam marrë pjesë përsëri në protestë dhe një foto e imja është bërë publike në portalet Opinion.al dhe Balkan Web onlile dhe në atë moment kam marrë sms kërcënuese nga drejtues të latë të Partisë Socialiste.
Në protestën e fundit më dt 16.03.2019 kam dhënë dhe një intervistë për tv Vizion Plus dhe nga ai moment nuk kam marrë me pjesë në protestë pasi kam pasë shumë frikë për vete dhe pjestarët e tjerë të familjes. Pas këtyre ngjarjeve në familjen time kemi frikë dhe shumë presion deri në atë pikë sa është bërë e vështirë dalja nga shtëpia dhe një jetesë normale, kjo është një jetesë sa për të marrë frymë asgjë më shumë dhe një rikthim në diktaturë ku familja e babait tim ka qenë internuar në Lushnjë për 3 vjet nga regjimi i komunist në vitin 1954-1957. Ky internim po rikthehet përsëri në familjen time dhe në vitin 2019. Me këtë situatë politike unë dhe familja ime jemi shumë të pa shpresë për të jetuar”, shprehet ai.

Exit mobile version