Protestë edhe në Bruksel për lirimin e 11 kuksianëve (Foto)

Një protestë krejt e veçantë është zhvilluar në Bruksel për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për rrugën e Kombit. Kuksiani Sokol Nela ka protestuar në këtë mënyrë në Bruksel, i cili kërkon lirimin e 11 kuksianëve që morën pjesë në protestën epike të 31 Marsit dhe që mbahen ende padrejtësisht në burgim.auto 30697597 1255466264585275 4783481390257668096 n1523637393 1
Protesta e kuksianëve shkundi shoqninë shqiptare të atrofizuar dhe indiferente, shkruan ai në rrjetet sociale…
“Zoti Kryeministër, keni kërkuar falje publikisht kundrejt popullit Kuksian, pra përse nuk çliron djemat e saj? Nuk janë as kirminalë as terroristë. Janë kandidatë për çmimin Nobel!”, shkruhet në pankartën që mban në dorë qytetari kuksian.
Prej 31 marsit, 11 banorë të Kukësit që u ndaluan nga policia pas protestës së 31 marsit në rrugën e Kalimashit kundër vendosjes së taksës në rrugën e Kombit ndodhen në burg. Lirimin e tyre e ka kërkuar opozita edhe gjatë seancës së djeshme parlamentare, sikundër edhe shumë qytetarë, që kanë protestuar në formën e mosbindjes civile.

Artikulli paraprakKejdi Mehmetaj: Njerëzit e ambasadorëve, të përfshirë në afera korruptive
Artikulli tjetërAvokatja e Popullit: Të drejtat e njeriut nuk janë në modë për qeverinë