Protestë jashtë takimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër

Protestë jashtë godinës ku mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër. Protestuesit, të cilët mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të Ramës.

IMG 5961

Sipas raportimeve, disa prej tyre kanë denoncuar se janë shpenzuar 25 mijë paund për marrjen me qira të godinës ku po mbahet takimi, çka ka ngjallur kritika për keqpërdorimin e fondeve.

Protesta ka përshkallëzuar në disa përplasje mes demonstruesve dhe policisë britanike, e cila ndodhej në vendngjarje për të ruajtur rendin.

Takimi në Londër është pjesë e turit të kryeministrit Rama, të quajtur “Krenar për Shqipërinë,” i cili synon bashkëbisedimin me shqiptarët në diasporë në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Artikulli paraprakAutobusi del nga rruga dhe bie në greminë! Të paktën 7 pasagjerë të vdekur, mbi 30 të lënduar
Artikulli tjetërParadoksi i Ramës në takimet me diasporën