Protestë maratonë përpara Drejtorisë së Policisë, numri i protestuesve në rritje: Lironi vëllezërit tanë!

Vijon protesta maratonë e qytetarëve përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e banorëve të arrestuar të Kukësit që prej mëngjesit të ditës së dielë. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e atyre që mbahen brenda duke pretenduar se edhe arrestimi edhe sjellja në Tiranë, janë kryer në mënyrë të paligjshme.
Aktivistëve të shoqërisë civile, familjarëve të të arrestuarve, qytetarëve të ndryshëm që i janë bashkuar kauzës së protestës së dhunshme por të drejtë, u janë bashkuar që prej mbrëmjes së djeshme edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Në orët e pasdites numri i protestuesve ishte në rritje. Protestuesit hedhin parrulla kundër Qeverisë: “Poshtë qeveria”, “Lironi vëllezërit tanë”, etj. Ka jo vetëm aktivistë të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të ndryshëm që po bashkohen përpara hyrjes së Drejtorisë së Policisë në sensibilizim kundër arrestimeve të qytetarëve të Kukësit.
“Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i pyetur për Fax News thotë se PD është në mbështetje si të të arrstuarve, sipas tij në mënyrë banditeske, por edhe të familjarëve të tyre, të protestuesve dhe të të gjithë shqiptarëve që “vuajnë nga banda e Ramës”.
Arrestimet janë kryer pa dokument në 3 të natës dhe janë lënë pa bukë dhe pa ujë dhe këto janë konstatuar edhe nga avokati i populli i cili i ka raportuar të gjitha. Në mesin e të arrestuarve që ndodhen në Drejtorinë e Policisë, ka dhe të moshuar që vuajnë nga zemra. Vetëm pas raportimit të avokatit të popullit, të arrestuarve u është dhënë ushqim”, ka thënë Ristani.

Artikulli paraprakPolicia arreston edhe studiuesen amerikane pse tentoi të ndihmonte qytetarët në protestë
Artikulli tjetërLubonja paralajmëron Ramën: Regjim fashistoid, kur mbaron fjala, gjykon palla