Protestë në Elbasan, banorët përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të zonës së njohur si ish-BLB në Elbasan, kanë protestuar mëngjesin e sotëm për bllokimin që bashkia i ka bërë nyjës që ata e përdorin për të hyrë dhe për të dalë nga lagjia e tyre.

Banorët janë përplasur me policinë, me këto të fundit që dëgjohen teksa i thonë banorëve se po bëjnë shkelje me bllokimin e rrugës.

Banorët kanë bllokuar në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan. Ndërkohë një banor teksa fliste, është shprehur se do të bllokojnë sërish rrugën.

“Siç e patë këto u hoqën. Nëse vijnë e i vendosin, ne do t’i heqim prapë. Ne nuk jemi lopë”, tha një nga banorët.

Sipas bashkisë, bllokimi i nyjës u bë pasi ishte mjaft e rrezikshme dhe ishte premisë për aksidente, duke orientuar daljen e banorëve në një tjetër rrugë pranë kodrës së Krastës. Por kjo zgjidhje kundërshtohet nga banorët, të cilët kanë deklaruar vijimin e protestave, derisa në këtë nyje të bëhet një zgjidhje tjetër me mbikalim ose nënkalim për ta.

Exit mobile version