Vijon protesta e nxënësve dhe prindërve në fshatin Mengël të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë. Nxënës por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.
Protestuesit janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Femijët shprehen se duan të hapet shkolla: Le të hapet shkolla jonë. Duam mësim!
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.
Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.