Edhe pse disa media amerikane e kanë shpallur verdiktin e tyre për Arizonën, duke theksuar se ky shtet i kalon demokratit Joe Biden, votat nuk janë numëruar plotësisht.
Madje Joe Biden e ka humbur ndjeshëm diferencën e theksuar që kishte me Donald Trump. Sipas Daily Mail, diferenca ka zbritur nga 200 mijë vota vetëm në 13 mijë.
Kjo ka bërë që protestues të armatosur pro-Trump të zbresn në shesh duke kërkuar që të numërohet çdo votë. Tensione janë shënuar në një qendër votimi në Arizona, e cila u detyra të mbyllet.
Nëse Biden ruan fitoren në Arizona dhe Nevada, ai do jetë presidenti i ri amerikan. Por Trump ka nisur sfidat ligjore ndaj rezultateve zgjedhore në shtetet e lëkundura.
Ndërkohë protesta janë shënuar edhe në qytete të tjera, teksa tensionet në SHBA janë të larta në pritje të shpalljes së fituesit.