Një protestues ka mbetur i shtrirë për afro 20 minuta pa ndjenja në protestën që po zhvillohet në këto momente përpara parlamentit, pa iu dhënë ndihma e parë.
Sikundër raportohet ambulanca është vonuar për më shumë se 20 minuta ndërsa gjendja e tij ka qenë tejet e rëndur.
Qytetari thuhet se ka mbetur i asfiksuar nga hedhja e gazit lotsjellës. Po kështu nga gazi helmues kanë mbetur të asfiksuar edhe fëmijë.
Ndërkohë që nuk është parë e njëjta situatë për policët e lënduar të cilëve u ka ardhur në kohë të shpejtë ndihma e parë.