Banorët e zonës së “Astirit” kanë shpërthuyer në revolt ndaj qeverisë dhe kreut të Bashklsië së Tiranës. Protestuesit i irrituar i kanë vënë flakën flamuri të “Rilindjes”.
Ndërsa vazhdimisht janë shprehur të zhgënjyer nga qevria dhe Bashkia e Tiranës, ndonëse ata deklarojnë se i kanë votuar vetë, mbrëmjen e sotme i vunë flakën në shenjë proteste edhe flamurit të “Rilindjes”.
Ndërsa një protestuese ka djegur fotografinë e kryebashkiakut Veliqaj, i cili tha: “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, ç’e do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”.
Më tej një tjetër protestues i irrituar ka paralajmëruar kryebashkiakun: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë te Eni Vasili. Eja se do të vdesësh këtu bashkë me ne”.
Ndonëse kishin paralajmëruar se protesta do të zvillohej mbrëmjen e nesërme, deklaratat e Veliajt, ku u shpreh se, “shpellarët” nuk do të mund të pengonin “Unazën e madhe”, kanë bërë që banorët të dalin në rrugë, dhe ndryshe nga ditët e tjera, i kanë vënë flakën gomave e kanë gjuajtur shashka, për të bllokuar rrugën, në shenjë proteste kundër Veliajt.
Ndonëse Bashkia është shprehur se do të garantojë një bonus qiraje për 3 vjet për banorët që preken nga ky projekt, banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre nëse nuk do të dëmshpërblehen për 100% të vlerës.