Protestuesit rrethojnë KQZ-në

Mijëra shqiptarë janë nisur në drejtim të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Vendimin e bëri të ditur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se të gjithë kandidatët për deputetë do të nisen drejt KQZ-së për të dorëzuar refuzimin.
Protestuesit dhe krerët e PD-së dhe LSI-së janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas burimeve do të dorëzohen në KQZ listat me emrat e kandidatëve në listat e deputetëve që nuk do të pranojnë mandatet.
Marshimi i protestuesve është shoqëruar dhe me thirrjet: Rama ik, Rama ik!
Pas mbërritjes Basha ka negociuar me policët dhe iu ka kërkuar të mos provokojnë protestuesit. I shoqëruarn ga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, Basha ka hyrë brenda KQZ për të dorëzuar refuzimin e mandatit nga dhjetëra kandidatë.
Më herët ka pasur flakë e tym tek parlamenti, Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Potestuesit hodhën vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkojnë largimin e kryeministrit. “Rama ik!”, kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.

protesta sot

Artikulli paraprakBasha: Eshtë ora e qindramijëra shqiptarëve që protestojnë, regjimi do rrëzohet
Artikulli tjetër“Rama ka shkuar të negociojë azilin politik, e ka vulosur populli fatin e tij”