Edhe pse ditë feste, banorët tek Unaza e Re janë ngritur sërish në protestë për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak dhe do t’I mbrojnë deri në pikën e fundit.
“Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si del ai me një VKM dhe anullon ligjin! Si, qenka më i madh VKM-ja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj dhe qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin!
Nuk ka më punë lekësh, ka punë sedre, sepse gjithandej i ka shtypur me lekë, me manipulim.
Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9… Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. Nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymës do të qëndrojmë”, u shpreh një nga protestuesit.