Është tensionuar edhe sot protesta e banorëve në Astir. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fax News, protestuesit janë përplasur fizikisht me banorë të tjerë, që sipas tyre janë policë civilë.
“Nga nesër e tutje do e mbrojmë pronën me armë, jo me duar në xhepa“, ka qenë paralajmërimi i banorëve në ditën e 17-të protestës.
“O Erjon o legen, prite popullin se po vjen’, ‘Qeveri hajdute’ ishin disa nga thirrjet e protestuesve sot tek Unaza e Re.
Në protestë për të mbështetur banorët është edhe një përfaqësi nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Protestës së banorëve të Astirit i janë bashkuar edhe Robert Budina, Neritan Liçaj, Ervin Goci, por edhe deputetët e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).