Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën ku ndodhet Drejtoria e Policisë e Tiranës, tek “Myslym Shyri” në shenjë proteste për atë që ndodh në Rrugën e Kombit dhe u kërkojnë në mënyrë simbolike drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.
Në disa momente duhet ndërhyrja e deputetëve të PD-së për të liruar lëvizjen e makinave. Dhjetra qytetarë të Kukësit prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
ruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranës është bllokuar nga familjarët e 23 personave që u arrestuan në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit. Ata mbështeten nga deputetët e PD-së dhe bashkarisht kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për “vandalizëm”, siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Policia i ka larguar nga trotuari, pasi pengonin kalimin e qytetarëve; të revoltuarit kanë qendruar aty që nga dita e djeshme, kur të afërmit e tyre u sollën ngë Tiranë nga komisariati i Kukësit, ku siç u tha, nuk kishte kapacitet për t’i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh. Pasi janë detyruar të spostohen, protesuesit janë zhvendosur në rrugën ku qarkullonin automjetet, duke bllokuar kalimin.

Artikulli paraprakProfesor Kabo ka një paralajmërim për qeverinë: Ndaluni… para se të jetë vonë!
Artikulli tjetërArrestimet politike për “Rrugën e Kombit”/ Paditen prokurorët dhe policët. Ja 4 veprat penale që akuzohen