Qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën ku ndodhet Drejtoria e Policisë e Tiranës, tek “Myslym Shyri” në shenjë proteste për atë që ndodh në Rrugën e Kombit dhe u kërkojnë në mënyrë simbolike drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.
Në disa momente duhet ndërhyrja e deputetëve të PD-së për të liruar lëvizjen e makinave. Dhjetra qytetarë të Kukësit prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
ruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranës është bllokuar nga familjarët e 23 personave që u arrestuan në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit. Ata mbështeten nga deputetët e PD-së dhe bashkarisht kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për “vandalizëm”, siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Policia i ka larguar nga trotuari, pasi pengonin kalimin e qytetarëve; të revoltuarit kanë qendruar aty që nga dita e djeshme, kur të afërmit e tyre u sollën ngë Tiranë nga komisariati i Kukësit, ku siç u tha, nuk kishte kapacitet për t’i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh. Pasi janë detyruar të spostohen, protesuesit janë zhvendosur në rrugën ku qarkullonin automjetet, duke bllokuar kalimin.