Protestuesit shkatërrojnë selinë e PS në Shkodër, u lejuan vetë nga policia?!

Protestuesit në Shkodër, kryesisht të rinj janë futur brenda selisë së PS, ku kanë nxjerrë jashtë sende nga kjo godinë.

Pasi kanë thyer xhamet e kësaj godine, të rinjve s’ju ka dalë inati me kaq, ndërsa kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste.

Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri. Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie.

Protestuesit kanë djegur tabelat e reklamave në qendër të qytetit. Marshimi në Shkodër vijon në rrugët e qytetit.

Qytetarët shkodranë protestuan sërish sot për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha.

Me pankarta në duar, qytetarë të shumtë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.

Protesta nisi e qete, e me pas protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve. Më pas, një grup nga protesta goditën me sende të forta selinë e PS, duke i thyer xhamat.

Pasi  godina u bastis materialeve iu vu flaka. Policia nuk ndërhyri për të mos lejuar shkatërrimin e selisë së PS. Vetëm pasi iu vu flaka materialeve të PS u shfaqën forcat policore duke hedhur gaz lotsjellës. Mesa duket, ky veprim ka qënë i qëllimshëm…

Exit mobile version