Protestuesit tentojnë të hyjnë në Bashki, përleshen me policinë

Qytetarët e Vlorës janë ngritur në protestë dje para Këshillit Bashkiak, aty ku do të mbahej mbledhja e radhës. Protesta është organizuar nga “Grupimi për Vlorën” për anulimin e vendimit për parkimet. Mësohet se përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë tentuar të hyjnë në sallën e mbledhjes, ku do të relatojnë përfaqësues të kompanisë së parkimeve, por janë penguar nga forcat e policisë. Dhjetëra qytetarë, pasi kanë protestuar jashtë Bashkisë kanë tentuar të futen me forcë në mbledhje. Për rreth 1 orë janë bllokuar tek dera e Bashkisë së Vlorës, ndërkohë që nuk lejoheshin nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit të futeshin në sallën e mbledhjes.
Me ndërhyrjen e këshilltarëve, janë lejuar qytetarët të ndjekin nga afër mbledhjen, e cila u shoqërua me debate. Kështu, pasi ka pasur kontestime nga ana e qytetarëve, në këtë mbledhje do të rishikohet vlera e gjobave, të cilën ata e quajnë ‘tarifë shtesë’ prej 45 mijë lekësh të vjetra. Protestuesit ftuan qytetarët në rrjetet sociale që t’iu bashkohen “kundër vjedhjes dhe abuzimit në kurrizin tënd pa të pyetur askush; kundër aferës së poshtër pa transparencë dhe pas shpine të ish-Bashkisë me Tispark! Kundër mosreagimit të kësaj Bashkie dhe Këshillit Bashkiak kundër kësaj vjedhjeje në mes të ditës! Kundër bllokimit të bregdetit nga një projekt që po zvarritet e zvarritet pa asnjë përgjegjësi, duke shkatërruar krejt infrastrukturën turistike dhe bizneset. Kundër mbajtjes peng të vlonjatëve, duke i detyruar të emigrojnë nga dëshpërimi! Kundër dhënies me koncesion Gjirit të Vlorës, kompanive të huaja!”

Artikulli paraprakPolicia mashtron, 17-vjeçari nuk u vra për talljet “fshatar”, por për një vajzë!
Artikulli tjetërProtestë kundër plehrave, bllokohet rruga Fier-Ballsh